Kurti për takimin me shefin e CIA-s: Dëshmi e kujdesit të ShBA-së për sigurinë e Kosovës

27 gusht 2024 | 11:10

Kryeministri Albin Kurti, në përurimin e Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka folur edhe rreth takimit me shefin e CIA-së, Wiliam Burns, i cili ka vizituar Kosovën javën e kaluar.

Në një prononcim për medie, Kurti ka thënë se takimi ka shkuar mirë, duke shtuar se është një dëshmi e kujdesit të Amerikës për sigurinë dhe parandalimin e çfarëdo cenimi të sigurisë në kuadër të marrëveshjes bilaterale

“Takimi ka shkuar shumë mirë. Natyrisht ne kemi bashkëpunim me ShBA-në dhe CIA-n. Unë e falënderoj shefin e CIA-s, Wiliam Burns, që vizitoi vendin tonë. Kjo është një dëshmi e përkushtimit dhe kujdesit të SHBA-së për sigurinë dhe parandalimin e çfarëdo cenimi të sigurisë në kuadër të marrëveshje bilaterale”, ka thënë Kurti.

Megjithëkëtë,  Kurti ka thënë se ky takim ishte në kuadër të marrëdhënieve bilaterale me ShBA-në, paqes, stabilitetit dhe sigurisë rajonale në Ballkanin Perëndimor. /EO

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka njoftuar se është hapur…