Plagoset një person në Greme të Ferizajt, dërgohet në QKUK

27 gusht 2024 | 11:41

Një vrasje në tentativë ka ndodhur në fshatin Greme të Ferizajt në orët e vona të së hënës.

Një person është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, pasi ishte plagosur me armë zjarri nga persona të panjohur për momentin.

Policia ka bërë me dije se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë dhe se rasti është duke u hetuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri  i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben…