Izolimi i shtëpive, Kurti: Aplikoni sa më parë në subvencionimin për efiçiencë të energjisë

27 gusht 2024 | 12:02

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje qytetarëve që të aplikojnë në programin për subvencion për efiçiencë të energjisë për shtëpitë e tyre, gjë kjo që do të zgjasë edhe dy javë.

“Sapo u hap afati për aplikim për subvencionimin për efiçiencë të energjisë për shtëpitë tuaja e që do të zgjasë dy javë. Thirrja e kaluar, e cila njëjtë si kësaj here ishte përkrahur edhe nga Bashkimi Evropian, u mbyll para afatit për shkak të interesimit të lartë. Prandaj aplikoni sa më parë, që të mund të siguroheni që përfitoni nga ajo”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.

Linku për informim: www.fkee-rks.net
Linku për aplikim: ekosova.rks-gov.net

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një vrasje në tentativë ka ndodhur në fshatin Greme të…