Ronaldo: Ja ku do ta mbyll karrierën

27 gusht 2024 | 12:45

Mosha për një lojtar si Cristiano Ronaldo është thjesht një numër, kështu pritet të jetë edhe për disa vite, pasi portugezi as që ka ndërmend të “var këpucët në gozhdë”.

Për të gjitha ata që mendojnë të kundërtën, mbi të gjitha kur bëhet fjalë për përfaqësuesen portugeze, Ronaldo ka një përgjigje: “Nuk e di se kur do të tërhiqem nga futbolli, e sigurt është se jo tani, mbase pas 2-3 vitesh, por jo tani. Me shumë mundësi do ta mbyll tek Al Nassri. Jam shumë i lumtur këtu, ndihem mirë në këtë vend, më pëlqen të luajë në Arabinë Saudite”.

“Jam gjithnjë krenar që përfaqësojë vendin tim, ngjyrat tona, ëndrrat tona. Për këtë motiv kur të vendos se do të largohem nga përfaqësuesja nuk do t’ia them askujt më herët, kjo pasi mendoj se do të jetë një vendim spontan”, ka shtuar Ronaldo. Sipas të gjithë gjasave, nëse gjërat shkojnë sipas parashikimeve, Ronaldo të jetë pjesë e Portugalisë edhe në Botërorin e 2026.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Britanisë, Keir Starmer, ka thënë të martën se…