Abrashi: Mbyllja e rrugës kryesore në Prishtinë vazhdimësi e projekteve korruptive

30 shtator 2018 | 21:21

Ish-kandidati për komunën e Prishtinës nga radhët e LDK-së dhe deputeti, Arban Abrashi ka kritikuar vendimin e komunës së Prishtinës për të mbyllur sot rrugën kryesore rruga “Xhorxh Bush” nga Katedralja deri tek hotel “Grand” për qarkullim të veturave.

“Mbyllja e rrugës kryesore, arteries kryesore të qytetit, pa konsultim, pa ofrim të zgjidhjeve alternative, dhe në nguti të madhe ka vetëm një emërues, vazhdimësinë e projekteve super korruptive në Komunë. Në fakt prapa mbylljes së rrugës, maskuar si shesh, qëndron ideja e ndërtimit të qendrës tregtare, e sponsorizuar nga grupe interesi, të cilat tani e mbajnë në pushtet uzurpatorin dhe plotësisht kontrollojnë Prishtinën”, ka shkruar Abrashi në profilin e vet në  “Facebook”.

Ai shton se, “dëshira për të mbetur në pushtet me çdo kusht po shkatërron qytetin dhe fatkeqësisht po len shenja permanente”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
stituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), përmes një komunikate për media…