Klasa sunduese ruse respekton vetëm të fortit!

25 gusht 2024 | 15:31

Shkruan: Prof. dr. Agim ZOGAJ

George F. KENAN: Memoare 1925-1950 (7)

“Të mos bëjmë gjeste të kota të vullnetit të mirë”

Pak kush nga ne ka parafytyrime se çfarë huti dhe dyshime kanë nxitur në vetëdijen sovjetike amerikanët qëllimmirë me gjestet e tyre dhe me veprimet me të cilat janë përpjekur, kanë synuar që ti bindin rusët për ndjenjat e tyre miqësore. Veprimet e tilla rusëve ju çrregullojnë të gjitha llogarit, parashikimet dhe ata i qesin nga ekuilibrimi. Ata menjëherë mendojnë se i kanë mbiçmuar forcat tona, se i kanë nënçmuar detyrat e tyre ndaj shtetit sovjetik, se gjithë kohën janë detyruar që prej neve të kërkojnë më tepër. Prandaj, në këtë mënyrë, pikërisht shpesh arrijmë efekt të kundërt nga ai të cilin e dëshirojmë.
D. Të mos kërkojmë prej asgjë prej rusëve nëse nuk jemi të gatshëm që, në rast të refuzimit të tyre, tu mundësojmë të ndjejnë, hetojnë pakënaqësinë e tyre në mënyrë praktike.

Parimisht do të ishte dashur që të ishim gati që secili manifestim të dëshirave tona ta përcjellim me ndonjë aksion i cili rusëve do të tregonte, bënte me dije se interesat e tyre nuk do të përfillen nëse ata nuk i respektojnë dëshirat tona. Për këtë, është e nevojshme imagjinata, forca dhe politika efektive. Nëse në punët tona të jashtme nuk mund ti gjejmë ato veçori, atëherë më së miri është që të bëhemi gati në situata, seriozisht të pakëndshme.

E. T’i shqyrtojmë çështjet në nivelin normal dhe të kërkojmë prej rusëve që në atë nivel të pranojmë, marrin përgjegjësit e plota për veprimet e tyre.
Parimisht, kërkesat nuk do të ishte dashur që t’i paraqesim instancave të larta, vetëm për shkak se nuk na janë përfillur në instancat më të ulëta. Kjo vetëm e nxit burokracinë ruse që të jetë sa më refuzuese, kurse marrëdhëniet tona me nivelet më të larta sovjetike i ngarkon me çështjet dytësore për nga rëndësia. Në vend të kësaj, ne duhet që të gatshëm dhe pa hezitim, vonesë të ndërmarrim hapat e hakmarrjes ose të korrektimit, përmirësimit, pra posa të na është refuzuar kërkesa në instancat më të ulëta. Vetëm në këtë mënyrë mund ti mësojmë rusët që të respektojnë hierarkinë e tërësishme të funksionarëve tanë të cilët duhet të bashkëpunojnë me ta. Nëse ne nuk i përkrahim funksionarët tanë në punën e tyre me rusët, atëherë ne vet e vështirësojmë arritjen e qëllimeve tona. Kjo u shërben interesave ruse kurse i dëmton interesat tona. Fjala është për një çështje shumë të rëndësishme, për çështjen e cila është në fund të shumë mossukseseve tona në dy ose tri vitet e fundit. Ne duhet ti mësojmë rusët se i tërë aparati i tyre, dhe jo vetëm Stalini, duhet të reagojnë në mënyrë të arsyeshme ndaj kërkesave tona.

Rusët nuk ngurojnë për skandale dhe skena

F. Të mos fillojmë, iniciojmë me rusët këmbimin e mendimeve në nivelet e larta nëse së paku iniciativa 50 për qind të mos vijë prej tyre.
M rusët mund të bashkëpunojmë me sukses vetëm atëherë kur ata vet diçka kërkojnë, dhe kur ndjenë në pozitë varësie. Do të ishte dashur që të aprovonim rregullën që me ta të negociojmë në nivele të larta vetëm kur ekzistojnë kushtet për këtë.

G. Mos të frikohemi përdorimit të armatimit të rëndë për atë që na duket më pak e rëndësishme.
Kjo, po ashtu është çështje shumë e rëndësishme, mirëpo edhe çështje të cilën shumë amerikanë do ta marrin me dyshim. Ata gjithmonë synojnë që secilën çështje ta ashpërsojnë deri në atë pikë e cila sipas mendimit të tyre është pikë kthesë në durimin e atyre me të cilët kanë punë. Nëse e dinë se kundërshtari mendon seriozisht, ata atëherë do të jenë të kujdesshëm dhe të arsyeshëm. Ata nuk dëshirojnë ballafaqim nëse me ata që kanë forcë superiore. Mirëpo, pavendosmërinë ose tolerancën qëllimmirë ata e hetojnë shumë shpejt dhe e shfrytëzojnë. Prandaj, kushdoqoftë që ka punë me ta duhet të përpiqet që në secilën kohë të mbaj vendosmërinë dhe kujdesin në mbrojtjen e interesit të vet. Të mos u frikohemi situatave të pakëndshme dhe paraqitjes publike të mospajtimeve.

Rusët nuk ngurrojnë për skandale dhe skena. Nëse zbulojnë se dikush tjetër ngurron, u frikohet atyre dhe bëjnë çdo gjë që të evitojnë përplasjet, atëherë ata do të shërbehen me atë fakt duke e përdorur si shenjë, akt kërcënimi duke menduar se do të kenë përfitime. Nëse duam ta rikthejmë autoritetin tonë te pushteti rus dhe të fitojmë respekt në Rusi, atëherë duhet të jemi të gatshëm të ndërmarrim veprime që mund të nxisin pakënaqësi. Nga ana tjetër, nuk duhet të frikohemi se herë pas herë fjalët e të rënda, gjithnjë do të veprojnë në marrëdhëniet tona. Rusi është më dashamirës, i kujdesshëm, kur të merr të ramën nëpër gishtërinj. Ai i përshtatet shumë lehtë luftës së ashpër dhe rrallëherë bën vërejtje për këtë. Të mos e harrojmë reakcionine parë të Stalinit kur ishte takuar me Ribentropin. Ai i ishte përkulur me cinizëm luftës së ashpër propaganduese e cila me vite ishte zhvilluar ndërmjet dy shteteve. Klasa sunduese ruse respekton vetëm të fortët. Për të evitimi i konfliktit, mosmarrëveshjes, fjalosjes, zënkës është vetëm formë e dobësisë.

Roli i Ambasadës amerikane në Moskë

I. Në pajtim me politikën e vet të përcaktuar, të koordinojmë të gjithë veprimtarinë në lidhje me Rusinë dhe të gjithë atë veprimtarinë, private amerikane të njëjtit karakter në të cilin administrata mund të ndikojë. Rusët janë të shkathtë që t’i shfrytëzojnë konfliktet, pavendosmërinë dhe luftën për qëllime private të bashkëqytetarët tanë ose të organet shtetërore. Sistemi i tyre është asisoj i ndërtuar që ju siguron koncentrimin maksimal të energjive nacionale. Ne nuk mund tu kundërvihemi me sukses nëse nuk ndërmarrim gjithçka që mund të koncentrojmë përpjekjet tona.

J. Ta forcojmë dhe ta përkrahim përfaqësinë tonë në Rusi. Ambasada amerikane në Moskë për rusët është simbol i vendit tonë. Shumë njerëz me kujdes e përcjellin punën e saj. Ajo duhet të jetë jo vetëm përfaqësi e vendit tonë, por edhe qendër udhëheqëse e politikës sonë ndaj Rusisë. Edhe përkundër asaj se shpesh e nënçmojnë dhe nuk e përkrahin, ajo megjithatë ka arritur të bëhet institucion pionier në shërbimin e jashtëm politik amerikan de misioni më i respektuar diplomatik në Moskë. Nëse do t’i jepej përkrahje konkrete, ajo do të mund të bënte më shumë dhe të luante një rol edhe më të madh në Bashkimin Sovjetik. Kjo do të thotë se mangësitë, lëshimet e qeverisë sovjetike që ti siguroj objektet, institucionet dhe kushtet thera për kryerjen e punëve diplomatikë në Moskë, duhet sa më parë ose më vonë ti paraqesim në mënyrë të hapur si çështje të pazgjidhur midis dy qeverive dhe duhet bërë presion në mënyrë që ato kushte të përmirësohen. Kjo do të thotë se, në krye të përfaqësisë gjithmonë duhet të jetë dikush i aftë dhe i gatshëm për punë të vështir për një kohë më të gjatë, i cili është i frymëzuar vetëm me përkushtimin e interesave të vendit tonë, dhe i cili posedon me aso personaliteti dhe të kaluar që të mund të fitoj respektin e një populli me të cilin, në analizën psikologjike të personalitetit të njeriut, nuk mund të shtyhet asnjë popull tjetër. Sinqerisht besoj se në rastin e ambasadorit Harriman këto kushte plotësohen. Mirëpo, këtë vërejtje po e shtroj vetëm duke shikuar me një sy në të ardhmen. Përfaqësia në Moskë punon dhe gjithmonë ka punuar me përpjekjet e mëdha, e ballafaquar me shumë vështirësi. Ambasadori mendjelehtë, i pa vendosur dhe i paditur mund t’i thyejë vetit qafën dhe t’i shkaktojë dëme marrëdhënieve amerikano – ruse. (Fund)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ardian Kastrati, ka…