Forcohet bashkëpunimi Kosovë – Shqipëri në fushën e sigurisë korrektuese

27 gusht 2024 | 15:38

Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës (ShKK), Ismail Dibrani, ka pritur të martën në takim drejtorin e Burgjeve të Shqipërisë, Klevis Qose, këshilltarin global të ICITAP-it për kundërterrorizëm, Bill Sage dhe këshilltarin rajonal për Njësitë e Inteligjencës Korrektuese, Frank Karam.

ShKK-ja ka bërë me dije se ky takim ka qenë në funksion të forcimit të bashkëpunimin në mes të shërbimeve korrektuese të Kosovës dhe Shqipërisë.

Po ashtu, mbështetja e ICITAP-it është vlerësuar si jetike për të dyja këto institucione.

“Gjatë këtij takimi, u diskutuan çështjet e sigurisë në institucionet korrektuese të të dyja vendeve, duke ndarë përvojat dhe praktikat më të mira në menaxhimin e burgjeve. Mbështetja e ICITAP-it u vlerësua lart nga të dyja institucionet, veçanërisht për themelimin e Njësisë së Inteligjencës Korrektuese të Shërbimit Korrektues të Kosovës. Kjo njësi ka arritur të rrisë ndjeshëm nivelin e sigurisë, duke u bërë një histori suksesi dhe një model i mirë për të gjithë rajonin”, ka njoftuar ShKK-ja.

Më tutje është treguar edhe për pajisjet që ICITAP-i do t’i sigurojë për ShKK-në.

“Të mbështetur nga ICITAP-i, tashmë janë identifikuar pajisje të nevojshme që do të sigurohen për ShKK-në, si: skanerë, kamera detektuese të telefonave, si dhe shumë pajisje të tjera të sigurisë, të cilat do të vijnë në Kosovë gjatë muajit tetor. ICITAP-i dhe INL-i mbeten partnerët kryesorë të SHKK-së në zhvillim dhe reformë; përkrahja e tyre është jetike dhe vendimtare për Shërbimin Korrektues të Kosovës”, ka njoftuar ShKK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, ka thënë se kur ka…