Barcelona e regjistron Olmon

27 gusht 2024 | 15:45

Barcelona më në fund ka arritur ta regjistrojë transferin e vet më të ri, Dani Olmo.

Olmoja u transferua dy javë më parë te Katalunasit, por klubi i keqmenaxhuar nuk kishte se si ta regjistronte.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë La Liga përmes një postimi në platformën “X”.

Blaugranëve iu desh ta huazojnë Vitor Roquen e Clement Lengletin, ta lënë Ilkay Gundoganin të largohet në kuadër edhe të disa largimeve më të vogla, dhe prapë hasnin në telashe për ta futur 26-vjeçarin në regjistër.

Kështu, Olmoja do të jetë në dispozicion për Barcelonën në ndeshjen kundër Rayo Vallecanos në mesjavë në kuadër të La Ligës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edward Joseph, ligjërues në Universitetin Johns Hopkins në ShBA, ka…