Ministria e Shëndetësisë jep këshilla se si të mbroheni nga ‘Lija e majmunëve’

27 gusht 2024 | 15:54

Ministria e Shëndetësisë (MSh) përmes një postimi të publikuar në rrjetet sociale, ka kërkuar nga qytetarët të kenë kujdes dhe të mbrohen nga “Lija e Majmunëve”.

MSh-ja ka bërë thirrje që qytetarët të lajmërohen të mjeku nëse kanë simptoma.

“E dini si të mbroheni nga Lija e Majmunëve? Ja disa këshilla: Nëse keni simptoma, izolohuni dhe kërkoni kujdes mjekësor. Informoni kontaktet e ngushta dhe shmangni kontaktin me kafshët e egra. Praktikoni higjienë të mirë, shmangni kontaktin e ngushtë dhe merrni vaksinën nëse ju ofrohet. Qëndroni të sigurt dhe të informuar”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran…