Rrebeshe shiu dhe rënie e temperaturave, ky është parashikimi për ditët e ardhshme

27 gusht 2024 | 20:15

Ditëve në vazhdim pritet të jetë një mot me ndryshime.

Orëve të para të ditës do të ketë më shumë kthjellime e intervale me diell, derisa pasdite më pas me zhvillime të vransirave, paraqiten kushte për rrebeshe shiu dhe bubullima.

Vende-vende rrebeshet mund të jenë më të theksuara, e nuk përjashtohen mundësitë të shoqërohen me breshër lokalisht, sipas Mendimit për Motin.

Temperaturat maksimale ditën e mërkurë zbresin në 29C e 31C, e të enjten në 27C e 28C. Minimalet gjatë kësaj periudhe luhaten ndërmjet 14C e 17C. Do të fryjë erë veriore-verilindore e lehtë dhe mesatare 4-10m/s.

Në fundjavë paraqiten kushte për më shumë kthjellime e diell, ndërsa temperaturat shënojnë rritje deri në 30C e 32C.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rasti i vrasjes së Donjeta Pajazitaj ka mundësi të mëdha…