Një ditë pas gjendjes së jashtëzakonshme, Sveçla nënshkruan Udhëzim për trajnimin e minatorëve

28 gusht 2024 | 10:51

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka nëshkruar Udhëzimin Administrativ përmes së cilit do të trajnohen dhe certifikohen minandezëzit.

“Me kërkesë të Trepçës, me qëllim të rritjes së kapaciteteve nxjerrëse të xehes në Minierën e Stan Tërgut, sot kam nënshkruar Udhëzimin Administrativ përmes së cilit mundësohet trajnimi dhe certifikimi i minandezësve nga institucionet tona, aq sa do të jenë të nevojshëm për Trepçën”, ka shkruar Sveçla në “Facebook”.

“Falënderoj grupin punues që në afat rekord kanë punuar këtë dokument të rëndësishëm që ka adresuar në plotni kërkesat e punonjësve të Trepçës”.

“Si Qeveri do të ndërmarrim çdo hap të nevojshëm që Trepça të ngritet e të zhvillohet”, ka shkruar ai.

Ky vendim vjen një ditë pasi “Trepça”  shpalli gjendje të jashtëzakonshme për dy njësi të saj për shkak të grevës së minatorëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti uruguaian Juan Izquierdo, i cili u rrëzua në fushë…