Kurti: Paga minimale u rrit për herë të dytë gjatë mandatit tonë

28 gusht 2024 | 11:01

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se niveli i ri i pagës minimale do të jetë 2 euro për orë punë të rregullt apo 350 euro bruto në muaj me orar të plotë, pas miratimit të propozim-vendimit për caktimin e pagës minimale në Republikën e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Në mbledhjen e Qeverisë të mërkurën, Kurti ka thënë se paga minimale, me ligjin e ri, do të jetë e liruar nga tatimi, teksa e ka cilësuar këtë si rritjen e dytë të pagës minimale gjatë mandatit të tij.

“Me hyrjen ne fuqi të pagës minimale u hap rruga që të rritet paga minimale pas 13 vjetësh. Niveli i ri i pagës minimale do të jetë 2 euro për orë punë të rregullt apo 350 euro bruto në muaj me orar të plotë. Paga minimale do të jetë e liruar nga tatimi. Kjo është rritja e dytë e pagës minimale në këtë mandat qeverisës”, ka thënë ai.

Kurti ka thënë se më 17 gusht 2011 ishte hera e fundit kur është rritur paga minimale dhe se në atë kohë diskriminoheshin të rinjtë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vjosa Osmani, presidente e tanishme e Kosovës, ishte ndoshta një…