Rukiqi: Kosova ka ligj për sigurimet shëndetësore prej 2014, por s’është zbatuar

28 gusht 2024 | 12:54

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Berat Rukiqi, ka komentuar miratimin e Projektligjit për sigurimet shëndetësore.

Rukiqi bërë me dije se Kosova ka ligj për sigurimet shëndetësore prej vitit 2014, por i njëjti nuk është zbatuar.

“Kosova ka ligj për sigurimet shëndetësore, të miratuar në vitin 2014. I njëjti nuk është zbatuar, pra qytetarët nuk e kanë gëzuar asnjë përfitim nga ky ligj. Zbatim dhe përfitim nuk pritet, as nga amendamentimi kozmetik i sotëm, i bërë jo për përfitim të qytetarëve, por për përfitime zgjedhore të partisë në pushtet”, ka shkruar Rukiqi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dëshmitari i 81-të i cili mbanë kodin “W04764” ka përfunduar…