Greqia deklarohet pas rezultatit të referendumit në Maqedoni

30 shtator 2018 | 23:10

Një pjesë e madhe e shoqërisë e përkrahi marrëveshjen, pjesa tjetër e sheh me skepticizëm, por Greqia e respekton zgjidhjen e qytetarëve të vendit fqinj, kumtojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë për rezultatet e referendumit, të cilat i komentojnë si kontradiktor.

Në kumtesën e MPJ-së së Greqisë, publikuar pas mbarimit të votimit thonë se “Greqia nga afër, por me një distancë të adekuate, i ndjekin ndodhitë”, ndërsa gjithashtu “mbetet e obliguar ndaj marrëveshjes së Prespës. “Rezultati i referendumit në ish Republikën Jugosllave Republika e Maqedonisë, konsultativ, ndërsa nuk është pjesë e kushteve të obliguara nga marrëveshja e Prespës, është kontradiktore. Shumica ishin “për” po jo dalje adekuate. Një pjesë e madhe e shoqërisë së shtetit fqinj e përkrahën marrëveshjen. Por, një pjesë e rëndësishme e sheh me skepticizëm. Greqia e respekton vendimin e qytetarëve të ish Republikës Jugosllave të Republikës së Maqedonisë”, kumtojnë nga MPJ-ja greke.

 

Ata shtojnë se sipas tyre, klima e nacionalizmit dhe dyshimi, lajmet e rreme dhe fantazimi, nuk kanë lejuar të bëhet vlerësimi i përfitimeve të mëdha të marrëveshjes dhe për të penguar mirëkuptimin midis dy popujve

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këtë të diele mysafirë në “Kojshia Show”,  ishte ish kryetari…