Vojvoda, afër rinovimit të kontratës me Torinon

28 gusht 2024 | 14:32

Mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvoda është afër rinovimit të kontratës me Torinon. Kështu ka raportuar “Sky Sport” i Italisë. Sipas sajtit italian, mbrojtësi i krahut ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës deri në vitin 2027 me mundësi vazhdimi edhe për një vit.

“Roli i Vojvodës në ekipin e Torinos është shumë i rëndësishëm. Ai po paraqitet me shumë sukses në të dyja krahët e mbrojtjes te Torino. Kontributi i tij po vlerësohet edhe në fazën e sulmit”, shkruan “Sky Sport”. Vojvoda po luan rregullisht në vitet e fundit te Torino. Skuadrës elitare të Italisë iu bashkua në vitin 2020. Për Kosovën nga viti 2017 ka luajtur 51 ndeshje, ndërsa ka shënuar dy gola.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komiteti Ekzekutiv së fundmi ka miratuar një ndryshim të rëndësishëm…