Specialja rrëzon kërkesën e ‘Topit’ për të ndarë procesin gjyqësor nga Januzi dhe Bahtijari

28 gusht 2024 | 15:22

Gjykatësja e procedurës paraprake në Gjykatën Speciale ka hedhur poshtë kërkesën e Haxhi Shalës, i njohur si komandanti “Topi”, për veçimin e çështjes kundër tij nga çështja kundër Januzit dhe Bahtijarit.

Po ashtu, në çështjen kundër Sabit Januzit dhe të tjerëve gjykatësja ka hedhur poshtë kërkesën e mbrojtjes së Ismet Bahtijarit për zgjatje të afatit për dorëzimin e dosjes paraprake të përditësuar të saj.

Në njoftimin e lëshuar nga Specialja është thënë gjykatësja Marjorie Masselot, ka konstatuar se mbrojtja nuk ka demonstruar se zgjatja e afatit është e përligjur dhe rikujtoi të gjitha ekipet e mbrojtjes se duhet të dorëzojnë dosjet e tyre paraprake deri më 2 shtator, sipas udhëzimeve në vendimin e saj të mëparshëm.

“Në një vendim tjetër, gjykatësja Masselot, gjithashtu hodhi poshtë kërkesën e Haxhi Shalës për veçimin e çështjes kundër tij nga çështja kundër Januzit dhe Bahtijarit dhe që të ketë një gjykim të veçantë. Në marrjen e vendimit të saj, gjykatësja vuri në dukje se gjykimet e veçanta do të shtonin në mënyrë të pashmangshme kohën dhe burimet e gjykatës dhe do të rrezikonin të drejtat e të akuzuarit për t’u gjykuar brenda një kohe të arsyeshme”, ka njoftuar Gjykat Speciale.

Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit Hagë më 6 tetor 2023, në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

Në aktakuzën e konfirmuar është thënë se Haxhi Shala akuzohet për: (i) frikësim dhe (ii) tentativë me anë të kërcënimit të rëndë për të penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, individualisht dhe me anë të pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tentistja nga Mitrovica, Learta Muharremi, ditë më parë e fitoi…