Mbappe nuk shënon, por Ancelotti nuk shqetësohet

28 gusht 2024 | 15:49

Carlo Ancelotti ka folur në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së kampionatit kundër Las Palmas.

“Në orët e fundit kemi marrë dy lajme shumë të trishtueshme: Juan Izquierdo dhe Eriksson kanë vdekur. Unë kam pasur një marrëdhënie të mirë me këtë të fundit. Ai ishte një referencë, një person i shkëlqyer. I përqafoj fort familjet e tyre respektive”.

“Të vështirë, si çdo gjë në këtë kampionat. Kundërshtari do të ketë shumë intensitet, pavarësisht vapës. Las Palmas pëlqen të luajë futboll, të ketë topin dhe do të dëshirojë ta bëjë sërish nesër”.

Vitin e kaluar ju duhej të rishpiknit një ekip pa Benzeman… A është sfida edhe më e ndërlikuar këtë herë?
Çdo vit ka sfidat e tij. Sezonin e kaluar, për shembull, ne fituam shumë ndeshje në fillim dhe në minutat e fundit. Ajo që na duhet është një ekip kompakt, kjo është thelbësore”.

A po përshtatet ende Mbappe?
Ai rritet dhe përmirësohet. Punon me përulësi, përshtatja e tij po shkon mirë. Goli i tij i fundit ishte më 14 gusht. Kanë kaluar vetëm dy javë! Nuk është koha për t’u shqetësuar: ai dëshiron të shënojë, kjo është e qartë. Dhe ai do ta bëjë këtë”.

A ka një bast të ri me Valverden në frontin e golave?
I kërkova 30. Padyshim që po bëj shaka, por ai po bëhet gjithnjë e më shumë protagonist. Është lider, ashtu siç duhet të jetë në një ambient serioz dhe motivues.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia për Informim dhe Privatësi e Kosovës (AIP) ka nisur…