Abdixhiku pret në zyre ambasadorin britanik: LDK po hyn në zgjedhje me shpresë për të ardhmën e vendit

28 gusht 2024 | 18:04

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka pritur në zyrë ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargareaves, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Abdixhiku ka bërë të ditur se e ka njoftuar ambasadorin Hargareaves mbi përgatitjet për zgjedhjet e 9 shkurtit, si dhe programin e partisë që ai drejton.

“Në Selinë Qendrore të LDK-së, prita ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, z.Jonathan Hargreaves. E njoftova ambasadorin mbi përgatitjet tona për zgjedhjet e 9 shkurtit, programin tonë politik ‘Rruga e Re’ dhe fokusin tonë elektoral në politika zhvillimore e projekte që kanë rëndësi e peshë njëmend për qytetarët në vend”.

“LDK po hyn në zgjedhje me ekip të ri, program të ri, ide të reja! Mbi të gjitha me entuziazëm të unitetit e me shpresë për të ardhmen e vendit”, ka shkruar Abdixhiku.

Tutje ai ka thënë se ambasadorit britanik i ka theksuar rëndësinë e mbështetjes ndërkombëtare për stabilitetin dhe zhvillimin demokratik të Kosovës.

Abdixhiku gjithashtu ka thënë se populli i Kosovës do të mbesin përherë mirënjohës ndaj Mbretërisë së bashkuar.

“Ambasadorit po ashtu i theksova rëndësinë e mbështetjes ndërkombëtare për stabilitetin dhe zhvillimin demokratik të Kosovës; në veçanti në përballje me kundërshtarët e shtetësisë sonë. Mbretëria e Bashkuar ka qenë dhe mbetet aleat i ngushtë i yni në këtë drejtim. Për këtë, ne dhe populli i Kosovës mbesin mirënjohës përherë”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Për takimin ka folur edhe ambasadori britanik, i cili ka thënë se me kreun e LDK-së kanë diskutuar për zhvillimet e fundit, si dhe përgatitjet e LDK-së për zgjedhjet.

“Është kënaqësi të takohem me Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku për të diskutuar ngjarjet e fundit, bashkëpunimin ndërpartiak me Mbretërinë e Bashkuar ​​dhe përgatitjet e partisë së tij tani që është caktuar data e zgjedhjeve”; ka shkruar Hargareaves në Facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dogana e Kosovës me mbështetjen e Policisë kanë arritura ulin…