KEDS-i investon mbi 150 mijë euro në Saraishtë të Ferizajt

29 gusht 2024 | 11:34

Rrjeti elektrik i ri ka plotësuar pamjen e fshatit Saraishtës të Ferizajt.

“I shtrirë në një fushë kodrinore të gjelbëruar dhe të pastër, me rrugë dhe infrastrukturë përcjellëse komplet të re, të plotësuar edhe me shtyllat dhe përçuesit e rinj, fshati ka marrë pamjen e një lokaliteti evropian në të gjitha aspektet”, ka njoftuar KEDS-i.

Projekt i linjës ajrore që me degëzimet e rrjetit nëpër rrugicat e fshatit që shtrihet shumë afër Ferizajt, arrin një gjatësi prej katër kilometrash. Aty tashmë është bërë vendosja e 80 shtyllave të reja të betonit të tensionit të mesëm dhe atij të ulët. Përpos këtyre është bërë edhe instalimi i një transformatori të ri e me kapacitet të mjaftueshëm të furnizimit me energji elektrike, si dhe një trafoshtyllë, 58 ormanë dhe stabilimente të tjera të nevojshme.

Vlera totale e këtij projekti është mbi 150 mijë euro, prej të cilit përfitojnë enkas afër 400 banorë sa numëron ky fshat.

“Saraishtasit janë shprehur mjaft të lumtur për këtë investim, që ka kompletuar infrastrukturën dhe do t’iu ofrojë atyre shërbime të kualitetit të lartë sa i përket distribuimit dhe furnizimit me energji elektrike. Projekti Saraishta është vetëm njëri nga 21 projektet që KEDS po i implementon qytetin e Ferizajt. Në mbarë Kosovën, përgjatë këtij viti, sipas planit investiv, pritet të realizohen 250 projekte”, ka njoftuar KEDS-i.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Formati i ri i Ligës së Kampionëve do ta ketë…