Latifi thotë se janë bërë përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor në Rahovec

29 gusht 2024 | 12:37

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, së bashku me drejtorin e DKA-së dhe me zyrtarë të tjerë, zyrtarin nga Stacioni Policor në Rahovec, mbajtën takim me drejtorët dhe me zëvendësdrejtorët e shkollave, me pedagoget, me psikologet, me koordinatorët për cilësi dhe me kryetarët e këshillave drejtuese të shkollave.

“Diskutuam mbi sigurinë në shkolla, për fillimin e vitit të ri shkollor, për mbarëvajtjen e procesit edukativo- arsimor dhe për mbikëqyrjen sa më efektive të tij. Kërkova nga drejtuesit dhe i gjithë personeli edukativ, arsimor e pedagogjik, nga punonjësit teknik, të rrisin përkushtimin për një proces të rregullt mësimor dhe për ngritjen e cilësisë në arsim. Gjithashtu, u fol për ecurinë e projekteve në arsim dhe për planet e mëtejshme. Ne mbetemi të përkushtuar për bashkëpunim të vazhdueshëm në funksion të përmirësimit të kushteve, për rritjen e cilësisë dhe për mbarësi dhe suksese në vitin e ri mësimor 2024-2025”, ka bërë me dije Latifi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person nga Terpeza e Malishevësh ka njoftuar policinë se…