Kryetari i PDK-së takon Sarrazin, diskutojnë për zhvillimet e fundit në Kosovë

29 gusht 2024 | 13:56

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi së bashku me Bedri Hamzën dhe Vlora Çitakun kanë pritur në selinë e partisë përfaqësuesin Special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Bashkë diskutuan për zhvillimet e fundit politike në rajon, me theks të veçantë ato në Kosovë.

Krasniqi emisarin Sarrazin e ka njoftuar se Partia Demokratike e Kosovës është angazhuar çdo ditë, në të gjitha nivelet e vendimmarrjes, të jap kontributin e saj të parezervë për ruajtjen e interesit të shtetit tonë.

“Për PDK-në, bashkëpunimi i mirë me partnerët ndërkombëtarë në funksion të zhvillimit dhe integrimit euro-atlantik të Kosovës është tejet i rëndësishëm. Në këtë drejtim, PDK-ja mbështetë të gjitha nismat e mirëfillta të cilat rrisin dhe fuqizojnë bashkëpunimin konstruktiv rajonal – si hap konkret drejt përafrimit të rajonit me Bashkimin Evropian. Emisarin Sarrazin e falënderova për kontributin e vazhdueshëm të Gjermanisë për Kosovën”, ka thënë Krasniqi pas takimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një intervistë në kanalin e tij në “YouTube” me…