Dy qytetarë nga Ferizaj dorëzojnë në polici para të gjetura

29 gusht 2024 | 14:03

Në dy raste të ndara dy qytetarë nga Ferizaj kanë gjetur para në rrugë dhe ato i kanë dorëzuar në stacionin e policisë në Ferizaj.

“Me datën 21.08.2024 rreth orës 21:00, tek sheshi ‘Hyrë Emini’ në Ferizaj, qytetarja I. Hajredini ka gjetur një shumë të caktuar të parave dhe ato i ka dorëzuar në stacionin e policisë në Ferizaj. Me datën 28.08.2024, rreth orës 20:00 në Ferizaj, qytetarja nga Ferizaj F. Maloku ka gjetur një shumë të caktuar të parave dhe ato i ka dorëzuar në stacionin e policisë në Ferizaj. Lusim pronarët e vërtetë të parave të humbura të paraqiten në stacionin e policisë në Ferizaj nga e hëna deri të premten, prej orës 08:00-16:00 dhe ti tërheqin paratë e tyre të humbura. Me këtë rast Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj i ka falënderuar dy qytetarët: I. Hajredini dhe F. Maloku për gjestin e tyre human dhe shembullorë me rastin e dorëzimit të parave të gjetura në stacionin e policisë”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një modele ka zbuluar se ëndrrat e saj për të…