E përfundon dëshminë dëshmitari i 82-të në rastin e Thaçit dhe të tjerëve

29 gusht 2024 | 19:13

Dëshmitari i 82-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), i cili mban kodin Ë03870 e përfunduar dëshminë e tij sot në rastin e gjykimit të ish-komandantëve të UÇK-së. Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Kjo dëshmi ishte e mbyllur, pra ishte në sesion privat.

“Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 82-të të ZPS-së, gjykimi në çështjen Thaçi dhe të tjerët përfundoi për ditën e sotme dhe për këtë javë. Procesi gjyqësor do të vazhdojë të hënën, 2 shtator, në orën 09:00”, thuhet në njoftimin e Speciales.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti francez, Emmanuel Macron ka arritur në Serbi ku pritet…