Thaçi fton partitë ta ndërtojnë platformën e përbashkët për dialogun

01 tetor 2018 | 08:14

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë të dielën se nuk do të marrë leje prej askujt për ta vizituar veriun e Kosovës.

Ai ka thënë se vizita e tij nuk duhet të shihet si garë, por se si të punohet më tepër për ta funksionalizuar shtetin në këtë pjesë.

Presidenti i ka bërë thirrje spektrit politik që të bëhen bashkë në fazën finale të dialogut me Serbinë, shkruan “Epoka e re”.

Thaçi ka thënë se nuk sheh asnjë pengesë reale që në ditët e ardhshme të mos bëhet bashkë i gjithë spektri politik rreth një platforme gjithëpërfshirëse në procesin e dialogut.

“Të gjithë së bashku duhet të punojmë kundër ndarjes, shkëmbimit dhe Asociacionit +”, ka theksuar presidenti Thaçi.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-drejtuesit e Lëvizjes Studentore të '97-s me krenari kanë kujtuar…