Rexhaj është i bindur: ‘Guxo’ dhe ‘Alternativa’ pjesë e listës zgjedhore të VV-së

29 gusht 2024 | 23:35

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj është shprehur i bindur se lista Guxo dhe Alternativa e Mimoza Kusari – Lilës do të jenë në listë me këtë parti në zgjedhjet e nëntë shkurtit të vitit të ardhshëm. Këto deklarata ai i ka bërë në “Rtv 21”, ku ka thënë se nuk do të ketë koalicion – në këtë rast parazgjedhor – me parti të tjera.

“Nuk e di në aspektin teknik si do të ndodh por ne jemi me Listën Guxo dhe dhe Alternativën e znj. Kusari Lila, sigurisht që do të shkojmë se bashku me këto subjekte politike por në aspektin teknik se si do jetë do të vendosin subjektet politike. LVV është subjekt i cili do t’i hyjë garës por pa ndonjë koalicion të këtyre partive të cilat mund të aludojnë. Në aspektin teknik është cështje e kryetarit të subjektit politik unë besoj se (Alternativa dhe Guxo) do të jenë në listen tone.” – u shpreh ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një veturë ka marrë flakë në Prishtinë, mu afër ish-zyreve…