Besa Famgas fiton turneun “Jeton Tërstena – Tota”

30 gusht 2024 | 10:38

Besa Famgas është fituese e turneut “Jeton Tërstena – Tota”. Turneu tradicional u zhvillua të mërkurën në palestrën në Vushtrri, që me krenari e mban emrin e këtij heroi.

Skuadra pejane në finale e mposhti ekipin përfaqësues të Qipros Veriore me rezultat 45:29.

Në gjysmëfinale, Besa Famgas fitoi ndaj Vjosës me rezultat 35:20, kurse Qipro Veriore mposhti Vushtrrinë me 37:31.
Turneu u organizua nga KH Vushtrria në bashkëpunim me Komunën e Vushtrrisë.

Turneu që i kushtohet ish-hendbollistit dhe luftëtarit të UÇK-së, Jeton Tërstena, zhvillohet tradicionalisht në prag të fillimit të edicionit garues.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një libër të ri, ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara,…