Thaçi: Demonstrata paqësore e studentëve i dha dinamikë të re zhvillimeve politike në Kosovë

01 tetor 2018 | 10:32

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në ditën e fillimit të vitit të ri akademik, ka kujtuar demonstratat e 1 tetorit të vitit 1997 dhe ka thënë se studentët e Universitetit të Prishtinës i kanë dhënë dinamikë zhvillimeve politike në Kosovë.

Postimi i plotë i tij në llogarinë e vet në “Facebook”:

Sot janë bërë 21 vjet, por ende i kemi të freskëta kujtimet nga demonstrata e 1 Tetorit 1997. Ishin ditë kur studentët dhe të rinjtë tanë nuk e duronin më dhunën dhe nëpërkëmbjen e përditshme të policisë serbe, si dhe shtypjen e çdo të drejte politike dhe kombëtare nga regjimi serb. Demonstrata paqësore e studentëve të Universitetit të Prishtinës, me mbështetje masive, i dha dinamikë të re zhvillimeve politike në Kosovë.
Shumë të rinj dhe të reja nga Universiteti i Prishtinës, më pas, iu bashkuan radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Falë përpjekjeve të shumë gjeneratave, Kosova arriti objektivat e saj historike: çlirimin, lirinë dhe pavarësinë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lulëzim Etemaj Është dita e thyerjes së mitit të dhunës…