Ancelotti pas barazimit kundër Las Palmas: Po na mungon ekuilibri

30 gusht 2024 | 11:14

Real Madridi barazoi 1-1 kundër Las Palmas të enjten mbrëma. “Los Blancos” nuk po bindin në këtë fillim sezoni duke marrë vetëm një fitore në tri ndeshjet e para në La Liga, përkundër se janë llogaritur favoritët kryesor për titull. Pas barazimit të fundit ndaj Las Palmas, trajneri Carlo Ancelotti ka shpjeguar arsyen e paraqitjes së dobët të ekipit të tij.

“Nuk kam parë ndonjë përmirësim në krahasim me ndeshjen me Mallorcan. Duhet të mbajmë dhe të vuajmë pak për momentin, skuadra nuk është e ekuilibruar, nuk jemi të shpejtë në lëvizjen e topit, e kemi të vështirë ta rikuperojmë atë”, ka thënë Ancelotti.

“Mendoj se pjesa e parë ishte e keqe. Ne luftuam për të gjetur ekuilibrin. Nuk mund të kërkojmë justifikime, duhet të kërkojmë përmirësim të shpejtë. Po na kushton më shumë se sa pritej. Unë marr përgjegjësinë. Është një problem futbolli. Kur nuk e kemi topin, ne luftojmë për të qenë kompakt, ne lëmë hapësirë ​​midis linjave. Unë duhet të gjej zgjidhjen, jo lojtarët”, ka shtuar Ancelotti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktorja e famshme e Hollywood-it, Angelina Jolie, ka ndezur thashetheme…