Ronaldo: Nuk jam penduar që shkova në Arabi

30 gusht 2024 | 12:52

Cristiano Ronaldo, ish-sulmuesi i Juventusit, Real Madridit dhe Manchester United, pesë herë fituesi i Ligës së Kampionëve, u vlerësua si lojtari me më shumë gola të shënuar në top-kompeticionin evropian për klube.

“Liga e Kampionëve është një kompeticion legjendar, ishte fantastike të luaja dhe shënoja kaq shumë në të. Kur fillon himni çmendesh fare, është fantastik. Kam kujtime fantastike nga ndeshjet e Ligës së Kampionëve dhe jam i lumtur që e marr këtë mirënjohje. Nuk pendohem për zgjedhjen time për të shkuar në Arabi, por do të shohim se çfarë do të ndodhë. E ardhmja është e paparashikueshme”, ka thënë Ronaldo.

I pyetur se cili ka qenë momenti më i mirë në Ligën e Kampionëve, Ronaldo është përgjigjur: “Është e vështirë ta them, por ndoshta Liga e Kampionëve e parë e fituar me Manchester United, me golin tim në Moskë. Një nga të preferuarit e mi. Më pas duhet të përmend qartë Real Madridin, fitimin e  Ligës së Kampionëve të dhjetë më 2014, në Portugali, para popullit tim. Liga e Kampionëve është një kompeticion detajesh të vogla, shumë e vështirë për t’u fituar”.

Portugezi është pyetur edhe se a ka ende vende bosh për të vendosur çmime të tjerë në “palmaresin” e tij, onaldo ka deklaruar: “Ka gjithmonë vend për trofe dhe çmime të reja, madje edhe në Madeira. Të gjithë jeni të ftuar të vini dhe të shihni dhomën time të trofeve”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Behxhet Sh. SHALA- BAJGORA Vlerat dhe veprat që nuk i…