Maqedonci dhe homologu nga Shqipëria pajtohen për thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes

30 gusht 2024 | 14:04

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur me ceremoni të lartë ushtarake ministrin e ri të Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu, i cili ka qenë i shoqëruar nga delegacioni i tij.

Pas takimit të dy ministrave, gjithashtu është zhvilluar edhe takimi dypalësh në mes të delegacioneve, ku është diskutuar për bashkëpunimin e ngushtë e vëllazëror, si dhe zgjerimin e tij, sidomos në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Në konferencën për media, organizuar me rastin e kësaj vizite, ministri Maqedonci ka falënderuar homologun e tij për nderin dhe respektin e treguar me rastin e zhvillimit të vizitës së parë jashtë vendit në Republikën e Kosovës.

“Me Republikën e Shqipërisë dhe me ushtrinë shqiptare bashkëpunojmë në vazhdimësi, për tu përballur me çdo sfidë, rrezik dhe kërcënim, që synon të kërcënojë trashëgiminë, vlerat dhe sigurinë tonë të përbashkët. Me mbështetjen e Republikës së Shqipërisë synojmë që në të ardhmen të jemi pjesë e strukturave tjera euroatlantike”, ka thënë ministri Maqedonci, duke shtuar se si dy vende demokratike do të vazhdojmë të kontribuojmë në luftën globale kundër rreziqeve që kërcënojnë sigurinë globale.
Ndërsa ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka falënderuar ministrin Maqedonci për pritjen e ngrohtë e vëllazërore.

Me këtë rast, ai ka theksuar se Ministria e Mbrojtjes dhe FARSh, me te gjitha mundësitë që kanë do të mbështesin FSK-në në rritjen e kapaciteteve si dhe në investimin në kapital njerëzor.

Të dy ministrat e mbrojtjes kanë theksuar se bashkëpunimi i shkëlqyer në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë në mes të të dy vendeve do të vazhdojë të thellohet edhe më tutje, sidomos në fushën e trajnimeve dhe operacionalitetit, si dhe me theks të veçantë në zgjerimin e bashkëpunimit në industrinë ushtarake.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Yjet e kinemasë ndodhen në Itali për edicionin e 81…