Dy Koretë nisin largimin e minave afër kufirit

01 tetor 2018 | 10:46

Trupa nga Koreja Veriore dhe ajo Jugore kanë filluar largimin e disa minave tokësore nga kufiri i tyre tejet i fortifikuar, ka njoftuar të hënën ministria jugkoreane e Mbrojtjes, në kuadër të paktit për të zvogëluar tensionet, si dhe për rritjen e besimit në gadishullin e ndarë, transmeton “Reuters”.

Detajet e këtij projekti janë diskutuar në samitin e muajit të kaluar në Phenjan në mes të liderit të Koresë Veriore, Kim Jong Un dhe homologut të tij jugkorean, Moon Jae-in.

Në një deklaratë, ministria jugkoreane e Mbrojtjes ka njoftuar se të dyja palët janë pajtuar për largimin e të gjitha minave tokësore brenda 20 ditëve, në të ashtuquajturën Zonë e Përbashkët e Sigurisë në Panmunxhom.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) kanë përshëndetur rezultatet e…