Haradinaj: Shteti t’i intensifikojë përpjekjet për zbardhjen e fatit të të zhdukurve

30 gusht 2024 | 14:32

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar të zhdukurit gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve, ai ka thënë se shteti i Kosovës duhet të bëjë më shumë për zbardhjen e fatit të tyre.

Haradinaj ka shkruar  në “Facebook”, kjo plagë e hapur e Kosovës kërkon vëmendje urgjente.

“Sot, në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve, kujtojmë me dhimbje të thellë motrat, vëllezërit dhe fëmijët tanë ende të pagjetur. Kjo plagë e hapur kërkon vëmendje urgjente, andaj shteti ynë duhet të intensifikojë përpjekjet për zbardhjen e fatit të tyre. Në këtë drejtim, ne do të punojmë pa pushim për drejtësi, duke bashkëpunuar ngushtë me partnerët ndërkombëtarë. Qëndrojmë gjithëherë pranë familjarëve të të zhdukurve!”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur në…