FC Ferizaj transferon sulmuesin Juozas Lubas

30 gusht 2024 | 14:44

FC Ferizaj e ka transferuar sulmuesin e krahut, Juozas Lubas nga Lituania. Sulmuesi në fjalë skuadrës kosovare i bashkohet nga Shqipëria ku ishte pjesë e Egnatias.

“FC Ferizaj ka kënaqësi të ju njoftoj se ka arritur marrëveshje me sulmuesin e krahut, lituanezin Juozas Lubas. Lubas vjen pas një eksperience të suksesshme në Superligën e Shqipërisë, ku me skuadrën e Egnatias, arriti të shpallet kampion dhe fitues i kupës. Me këta të fundit ai luajti edhe në ndeshjet kualifikuese në garat evropiane.  Lubas përndryshe është pjesë edhe e kombëtares U21 të Lituanisë, e më herët ka qenë pjesë e të gjitha grupmoshave të këtij shteti”, thuhet në njoftimin e FC Ferizajt. Skuadra e Ferizajt pas tri ndeshjeve në Superligë ka grumbulluar katër pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrëmë rreth orës 19:00 në brezin kufitar mes fshatit Renatocë…