Fulhami synon transferimin e Zhegrovës

30 gusht 2024 | 15:00

Fulhami po shqyrton një lëvizje të madhe për anësorin e Lille, Edon Zhegrova, shkruan “Football Insider”.  Trajneri i Fulham, Marco Silva është i prirur të sjellë përforcime në sulm, pasi humbi emra si Willian dhe Bobby Decordova-Reid në fillim të kësaj vere. Fulhami ka pasur një interes afatgjatë për Zhegrovën, por tani po shqyrton një lëvizje të vonuar për të nënshkruar me sulmuesin kosovar përpara mbylljes së afatit kalimtar të premten e 30 gushtit.

Megjithatë, një marrëveshje mund të jetë e vështirë për t’u arritur pasi Lille u kualifikua në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve dhe financiarisht tani qëndron mirë, ndërsa Zhegrova ishte hero i francezëve me dy gola në dy ndeshjet ndaj Slavia Pragës.

Football Isnider shkruan se do të duhej një “tarifë e madhe” që skuadra franceze të konsideronte largimin e 25-vjeçarit. Zhegrova iu bashkua Lille në vitin 2022  për 6 milionë euro nga Basel, duke nënshkruar një marrëveshje katërvjeçare me klubin francez dhe që atëherë ka bërë 90 paraqitje.  Gjatë kësaj kohe, ai ka gjetur rrjetën 21 herë, ndërsa ka dhënë 16 asistime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari Smajl Latifi dhe përfaqësuesit e organizatës “Iniciativa për Progres”…