Mungojnë ofertat, Hysaj pritet të qëndrojë te Lazio  

30 gusht 2024 | 15:25

Elseid Hysaj ka qenë një nga emrat më të lakuar të Lazios në merkaton e verës. Shumë media italiane kanë bërë të ditur se ai nuk bën më pjesë në planet e trajnerit Tudor.

Shpesh është thënë se mbrojtësi i Kombëtares shqiptare është lënë i lirë nga drejtuesit e klubit që të largohet, por duke qenë se nuk ka pasur asnjë ofertë konkrete për të, e ardhmja e tij është në dyshim. Së fundmi gazetari i njohur italian, Nikolo Shira përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në “X” shkruan se Hysaj mund të qëndrojë në klub dhe të bëjë pjesë me skuadrën titullare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanë përfunduar punimet në aneksin e ri të Shkollës Fillore…