PSD i bashkohet thirrjes për mbrojtjen e krerëve të UÇK-së

30 gusht 2024 | 19:59

Partia Socialdemokrate i është bashkuar thirrjes së profesorëve të Universitetit të Prishtinës për mbrojtjen e krerëve të UÇK-së në Hagë.

Kryetari i PSD-së,  Dardan Molliqaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka thënë se vendimi që kufizon mbështetjen financiare duhet ndryshuar.

“PSD e mbështetë dhe i bashkohet thirrjes së profesorëve të UP-së për mbrojtjen e krerëve të UÇK-së në Hagë. Vendimi administrativ që kufizon mbështetjen financiare duhet ndryshuar. Ajo nuk kërkon as shumicë të dyfishtë as shumicë të theksuar në Kuvend, asnjë votë madje. Asgjë veç vullnetit politik të ministrit. Nëse nuk dinë ta shkruajnë, e bëjmë ne për ta. Veç nënshkrimi na duhet.” – ka thënë ai.

Sipas Molliqajt, ata që kanë obligim të përkujdesen në përgjigjet ndaj këtij procesi, po qëndrojnë indiferent.

“Kushdo që në çfarëdo mënyre është i lidhur dhe frymon me përpjekjet popullore për liri duhet të jetë i shqetësuar me rrjedhën që po merr procesi kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë. E vërteta është që në Kosovë shumëkush vuan nga pasojat e këtij procesi të padrejtë, ndërkaq ata që e kanë obligim të përkujdesen për t’u përgjigjur ndaj këtij procesi janë indiferent. Një vendim administrativ është në pyetje, ai nuk po ndryshohet.” – është shprehur tutje ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës po zhvillon operacion në katër komunat në…