Atletet e bardha sërish në vëmendje, Rama moderatorit: Janë të lira, mund t’i blesh dhe ti…

30 gusht 2024 | 20:38

Pak para prezantimit në skenën e forumit Globsec 2024 të kryeministrit Edi Rama, moderatori Steve Clemons nuk la pa vënë në dukje atletet e tij të shumëpërfolura. Moderatori u shpreh se ishte shumë xheloz për këpucët e Ramës, pasi kishte ecur nga njëra skenë në tjetrën me këpucët e tij të parehatshme.

Pasi ia tha këtë përballë jashtë kamerave, moderatori u shpreh se Rama i tha se atletet ishin mjaft të lira, dhe se duhet ti blinte edhe ai.

Fjala e plotë:

Moderatori Steve Clemons: I thashë jam shumë xheloz për këpucët se kam ecur nga një skenë në tjetrën sot me këto këpucë të parehatshme. Dhe ai më tha “janë të lira, mund t’i blesh dhe ti”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se operacioni policor i realizuar…