Si ia bën që e ke mirë edhe me Trump, edhe me Biden? Rama tregon “sekretin”

30 gusht 2024 | 20:44

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot fjalën e tij në Forumin “GLOBSEC” 2024 që po zhvillohet në Pragë të Çekisë.

Rama është pyetur nga moderatori i diskutimit se si ai arrin të ketë marrëdhënie të mira si me Donald Trump por edhe me Joe Biden, në SHBA, duke i kujtuar këtu marrëveshjen me dhëndrin e Trump, Jarred Kushner për ndërtimin e resortit luksoz në ishullin e Sazanit.

Kryeministri Rama tha se ai madje ka edhe marrëdhënie të mira edhe me Alex Soros dhe Jarred Trump, që sipas tij është një “konfrontim edhe me më shumë kripë se Biden-Trump”.

Ai shtoi se Shqipëria është një vend i vogël që ka nevojë për miq, ashtu sikundër ka marrëdhënie të mira edhe me Greqinë edhe me Turqinë.

“U rrita në një regjim komunist, në një regjim të pamëshirshëm, miqtë e miqve tanë thoshin janë miqtë tanë. E shoh ndonjëherë këtë si të jetë mënyrë sjelljeje edhe e demokratëve në Europë, Amerikë, flas demokratëve jo Partisë Demokratike. Unë nuk besoj në zgjedhjen e miqve në këtë lloj mënyre, nga ana tjetër ndoshta jam kryeministri më i gjatë, dhe jam i vetëdijshëm që nuk përfaqësoj një vend që është kaq lart.

Shqipëria është një vend i vogël, kemi nevojë për miq. Unë jam mik edhe me Jarred edhe me Alex Soros. është një konfrontim edhe më me kripë sesa Biden dhe Trump. Shqipëria është mike edhe me Greqinë edhe me Turqinë, si mund të marrim krahë. Jam mik shumë i mirë me Melonin, ajo përfaqëson të djathtën. Më është dashur të sqaroj se nuk është një ide e mirë që nëse shkoj të flas në takimin e saj të konsiderohem tradhëtar”, u shpreh Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Benjamin Spencer, i dënuar padrejtësisht nga një gjykatë në Teksas,…