O`Brien dënon aksionin e policisë në veri

31 gusht 2024 | 08:58

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien, ka dënuar veprimet e fundit të Qeverisë në veri.

Në reagimin e tij për mbylljen e pesë objekteve të komunave ilegale serbe në nga Policia e Kosovës, ai ka vlerësuar se ShBA-ja është e shqetësuar me këto veprime të pakoordinuar me aleatët.

Në llogarinë e tij “X”, diplomati amerikan ka shkruar se këto janë veprime provokuese, të cilat ndikojnë negativisht në partneritetin në mes të dy vendeve.

“ShBA-të janë të shqetësuara nga vazhdimi i veprimeve të pakoordinuara dhe provokuese të Qeverisë së Kosovës. Ne vlerësojmë punën e atyre, përfshirë EULEX-in dhe KFOR-in, të cilët parandalojnë dhunën dhe bëjnë thirrje për përmbajtje të vazhdueshme nga të gjithë të përfshirët dhe të prekurit. I bëjmë thirrje kryeministrit Kurti dhe qeverisë së tij që të konsultohen dhe të koordinohen me komunitetin ndërkombëtar dhe të ndërpresin veprimet e pakoordinuara që ndikojnë negativisht në partneritetin tonë.”, ka shkruar ai.

Paraprakisht, këto veprime i kishte dënuar edhe ambasada amerikane në Prishtinë.

Në një deklaratë për media, ambasada është shprehur e zhgënjyer me veprimet e Qeverisë së Kosovës në veri.

“Qeveria e SHBA-së përsërit shqetësimin dhe zhgënjimin e saj me veprimet e vazhdueshme të pakoordinuara të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës që vazhdojnë të kenë një efekt të drejtpërdrejtë dhe negativ ndaj pjesëtarëve të komunitetit etnik serb dhe komuniteteve të tjera pakicë në Kosovë”, është thënë në dekleratë

ShBA ka përsëritur se bashkë me partnerët ndërkombëtarë në vazhdimësi i kanë kërkuar Qeverisë së Kosovës që ta ketë prioritet koordinimin me komunitetin ndërkombëtarë dhe të mos ndërmarrë veprime të njëanshme.

“Dështimi i Qeverisë së Kosovës që t’u përgjigjet këtyre kërkesave, reflekton një përkeqësim real dhe në rritje në partneritetin tonë. Ashtu siç kemi theksuar më parë, veprimet e njëanshme të Qeverisë së Kosovës vendosin qytetarët e Kosovës dhe ushtarët e KFOR-it në një rrezik më të madh, eskalojnë panevojshëm tensionet rajonale, dhe minojnë reputacionin e Kosovës si një partner i besueshëm ndërkombëtarë.” – shkruan mes tjerash, transmeton Nacionale.

Një tjetër deklaratë e rëndë në këtë komunikatë, është ajo ku ShBA thekson mbështetjen e saj dhe krenarinë për themelimin e Policisë së Kosovës, e cila tashmë sipas saj, është instrumentalizuar nga Qeveria e Kosovës.

“Përderisa qeveria e Shteteve të Bashkuara është krenare që ka mbështetur themelimin dhe profesionalizimin e Policisë së Kosovës gjatë shumë viteve si pjesë e angazhimit tonë për të promovuar sigurinë dhe stabilitetin, instrumentalizimi i vazhdueshëm nga Qeveria i Policisë së Kosovës për të kryer veprime të pakoordinuara nuk është në përputhje me premtimet se do të “vazhdojë konsultimin dhe koordinimin me komunitetin ndërkombëtar”. Veprimet e Qeverisë do të ndikojnë edhe në cilësinë dhe natyrën e bashkëpunimit tonë me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe elementët vartës të saj.” – thuhet në fund.

Veprimet e të premtes në veri janë dënuar edhe nga Franca, Gjermania dhe Bashkimi Evropian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi shqiptar, Armando Broja është konfirmuar si lojtar i ri…