Qentë endacak sulmojnë 6-vjeçarin në Ulpianë derisa ishte duke luajtur

31 gusht 2024 | 15:21

Në lagjen “Ulpiana” të Prishtinës një gjashtëvjeçar është sulmuar pasditën e së premtës nga qentë endacak derisa po luante me motren e tij.

Babai i gjashtëvjeçarit u ka bërë thirrje institucioneve përgjegjëse që të marrin masa në menyrë që rastetet e tilla të mos perseriten dhe të mos rrezikohet jeta e fëmijëve.

“Dua të ndaj një shqetësim që kemi pasur dje si familje. Djali im Hero Hetemi gjashtë vjeçar derisa ka qenë duke luajtur me motrën Atiken, tetë vjeçare para banesës në lagjen Ulpiana, është kafshuar nga një qen endacak. Fëmijet kanë qenë të traumatizuar, dhe gjatë gjithë natës kanë pasur ankth. Organet përgjegjëse të marrin masa sa më parë, që raste të tilla mos të përseritën”, ka shkruar Rafet Hetemi në profilin e tij në “Facebook”.

Pavarësisht raportimeve të shumta që po ndodhin pothuajse çdo ditë, kryeqyteti ende nuk ka bërë zgjidhjen e duhur për qenët endacak.

Screenshot

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot po mbahet afati i dytë i Testit i Maturës…