Vjosa Osmani takohet me Edi Ramën në Pragë

31 gusht 2024 | 18:27

Presindetja Vjosa Osmani po qëndron në Pragë ku po merr pjesë në Forumin GLOBSEC, ku prezentë janë edhe liderë të Ballkanit, krahas atyre europianë.

Osmani është takuar edhe me kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Nga foto e publikuar duket një shtrëngim miqësor i duarve mes Ramës dhe Osmanit.

Të dy liderët shihen duke biseduar në ambientet ku po mbahet Forumi.

Forumi si ky i Pragës bën bashkë zyrtarët e rajonit, për të adresuar çështjet aktuale të sigurisë europiane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Atleti nga Kosova, Grevist Bytyqi, ka përfunduar pjesëmarrjen e tij…