Në nderim të 25-vjetorit të themelimit të policisë, u organizuan gara sportive

31 gusht 2024 | 18:39

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 25-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, janë organizuar gara sportive që kanë zgjatur rreth tre muaj, përfshirë disiplina të ndryshme sportive si futboll, volejboll, atletikë, vrapim, shah, dhe qitje me armë.

Ndeshjet finale u mbajtën sot, në sallën e sporteve “Adem Jashari” në Obiliq.

“Në këtë ditë përmbyllëse të garave, mori pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha, së bashku me stafin menaxhues, i cili bëri hapjen zyrtare të garave dhe shprehu gatishmërinë për të mbështetur vazhdimisht aktivitete të tilla sportive”, thuhet në njoftimin e policisë.

Hoxha, njoftoi se Policia e Kosovës ka nisur procedurat për regjistrimin e Shoqatës Sportive Policore, për të qenë pjesë aktive në gara sportive të ndryshme në vend dhe jashtë tij.

Në një ndeshje të fuqishme futbolli, për vendin e parë u përballën ekipi i Departamentit të Njësive Speciale dhe Departamenti për Siguri Publike. Pas një loje të jashtëzakonshme, trofeu i kampionit u ngrit nga Departamenti i Njësive Speciale.

Një risi e këtij viti ishte përfshirja e policeve femra të Policisë së Kosovës, të cilat zhvilluan dy ndeshje të veçanta në futboll dhe basketboll.

“Këto gara të organizuara nga policet femra jo vetëm që ia rritën vlerën shënimit të këtij jubileu, por edhe e bënë Policinë e Kosovës shembull për të gjitha institucionet e vendit, duke promovuar barazinë gjinore dhe përfshirjen aktive të grave në aktivitete sportive”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presindetja Vjosa Osmani po qëndron në Pragë ku po merr…