City e mund West Hamin

31 gusht 2024 | 20:36

Manchester City ka vazhduar me fitore në Premierligë.

“Citizens” e mposhtën West Hamin në udhëtim me rezultat 1:2, në kuadër të javës së tretë në elitën e futbollit anglez.

Tre gola u shënuan në pjesën e parë, kurse në të dytën një.

Erling Haaland kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 10-të të ndeshjes.

Nëntë minuta më pas, Ruben Dias shënoi autogol për të barazuar shifrat.

Kurse, Haaland me një gol të bukur shënoi për 1:2 në minutën e 30-të dhe rezultatin e pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, Haaland arriti ta kompletojë hat-trikun, duke e mundur i vetëm West Hamin sonte

Me këtë fitore, Manchester City merr primatin në tabelë me nëntë pikë.

Në anën tjetër, West Ham mbetet në vendin e 13-të me tri pikë nga po aq ndeshje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Institucionet paralele të mbetura i mbyllën pasi pranuan urdhërat, por…