E rrëmbyen dhe e rrahën për një borxh, arrestohen dy persona në Mamushë

01 shtator 2024 | 10:01

Dy persona janë arrestuar në Mamushë pasi dyshohet se e kanë nxjerrë një person nga vetura e tij dhe e kanë futur në veturën e tyre e më pas e kanë dërguar në oborrin e shtëpisë së tyre dhe e kanë rrahur.

Arsyeja dyshohet të ketë qenë një borxh.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit në mbajtje.

“RRËMBIM & LËNDIM I LEHTË TRUPOR- Mamushë / 31.08.2024 – 15:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi të njëjtit, viktimën mashkull  kosovar e kanë nxjerrë nga vetura e tij dhe e kanë futur në veturën e tyre, dyshohet për shkak të një borxhi  e pastaj e dërguar në oborrin e shtëpisë së tyre dhe të njëjtin e kanë sulmuar fizikisht. Viktima për shkak të lëndimeve është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal, të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar se ky vend është…