Ekstradohet i dyshuari për vrasje të rëndë që kishte kryer para 11 vjetësh në Prizren

01 shtator 2024 | 11:10

Policia e Kosovës ka njoftuar se me datë 04.06.2013 në rrugën “Qazim Berisha” në Prizren ka ndodhur një “vrasje e rëndë”. Në atë kohë dy të dyshuar vëllezër kanë vrarë viktimën femër 19 vjeçe.

Në atë kohë pas veprimeve operative hetimore janë identifikuar kryesit e veprës.

Dy të dyshuarit vëllezër, shtetas të Shqipërisë për një kohë kanë qenë në arrati, njëri nga ata pas disa vitesh është arrestuar dhe është ngritur kallëzim penal ndaj tij, ndërsa tjetri që atëherë ka qenë në arrati.

Sektori Rajonal I Hetimeve i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren pas hetimeve të vazhdueshme kanë arrit që të marrin informacion se i dyshuari gjendet në Britani të Madhe.

Në bashkëpunim me policin e Britanisë së madhe, në kontaktet nëpërmes Zyrës së ndërlidhjes dhe bashkëpunimit, është arrit që të arrestohet dhe të ekstradohet i dyshimti.

Dje me datë 30.08.2024 i dyshimti është intervistuar nga hetuesit në prezencë të avokatit mbrojtës, i dyshuari është mbrojt në heshtje.

Me vendim të prokurorit kujdestar I dyshuari S.H. tani 31 vjeçar i dyshuar për veprën “Vrasje e rëndë” në bashkëkryerje, nga Republika e Shqipërisë është ndaluar për 48 orë dhe lënda është proceduar në prokurori.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një fëmijë ka humbur jetën aksidentalisht në Suharekë më 31…