Përfundon stërvitja në urën e Ibrit e karabinierëve italianë

01 shtator 2024 | 14:04

Ka përfunduar stërvitja e karabinerëve italianë në urën e Ibrit në Mitrovicë.

Kjo stërvitje është vazhdën e disa trajnimev që po kryen KFOR-i në urën e Ibrit.

Ndërkohë, Misioni paqëruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, ka njoftuar vendosjen e mjeteve shtesë në Urën e Ibrit në kuadër të Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe të KFOR-it (NJMS).

KFOR-i kohëve të fundit ka shtuar praninë paqeruajtëse në urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë, duke e përshkruar atë si pjesë të trajnimit rutinë.

“Është pjesë e trajnimit periodik që KFOR-i kryen për të testuar procedurat e tij të veprimit dhe për të ruajtur standardet më të larta operacionale”.

“KFOR-i gjithashtu mban një prani fikse në urën kryesore mbi lumin Ibër/Ibër, në Mitrovicë dhe vazhdon të kryejë patrullime të rregullta në zonat përreth”, bërë me dije KFOR-i.

Këto veprime, po bëhen në kohën kur Qeveria e Kosovës ka bërë përgatitjet për hapjen e urës së Ibrit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati Tomë Gashi ka dalë kundër vendimit të kryeministrit Albin…