Osmani nga Praga: Tavolina në dialogun Kosovë-Serbi është përmbysur, të kthehet barazia

01 shtator 2024 | 14:08

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shpërndarë një video nga paraqitja e saj që e dje e pati në forumin Globsec.

Në platformën “X”, ajo ka theksuar në negociata, tavolina duhet të jetë në një nivel, duke folur për dialogun Kosovë -Serbi.

“Tani për tani, tavolina në dialogun Kosovë-Serbi është përmbysur”.

“Është koha që barazia të kthehet në tryezë. Ky është parakushti i suksesit. Nga diskutimi i djeshëm në GLOBSEC2024 në Pragë”, ka thënë Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka përfunduar stërvitja e karabinerëve italianë në urën e Ibrit…