Nesër nis mësimi, mbi 200 mijë aplikime për libra

01 shtator 2024 | 15:05

Nesër (e hënë) fillon viti i ri shkollor, ku shumë nxënës do të ulën në banka për të marrë dije.

Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci, ka thënë se dikasteri që ajo e udhëheq i ka bërë përgatitjet e duhura për fillimin e vitit shkollor, në koordinim me komunat

Ministria e Arsimit, në vitin e kaluar por edhe sivjet i ka subvencionuar tekstet shkollore.

Nagavci, përmes një postimi në “Facebook”, të shtunën ka treguar se aplikimi i prindërve për subvencionim, proceduralisht sivjet ka qenë shumë më i lehtë, sepse sipas saj prindërit i kanë pasur llogaritë aktive.

Ajo të shtunën, ka njoftuar se kanë aplikuar 203 mijë e 407 prindër ose kujdestarë ligjor, ku 200 e 1 mijë e 120 aplikues janë subvencionuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Portali në gjuhën serbe “Kossev” ka publikuar një intervistë me…