Deputetja Mehmeti-Selimi: Nuk e besoj që dikush nga opozita nuk i gëzohet të arriturave tona në pjesën veriore

01 shtator 2024 | 15:10

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Mehmeti-Selimi, ka thënë se nuk beson që opozita nuk i gëzohet sukseseve e Qeverisë së Kosovës në veri të vendit.

Ajo ka thënë se nëse mendojnë ndryshe, atëherë duhet të tregojnë.

Mehmeti-Selimi në “Facebook” ka përmendur marrëveshjet në mes të Kosovës dhe Serbisë për mbylljen e komunave ilegale në veri.

Postimi i plotë i Mehmeti-Selimit:

Nuk e besoj që dikush nga opozita nuk i gëzohet të arriturave tona në pjesën veriore të Kosovës?

Ose nëse mendojnë se ne duhet te veprojmë ndryshe le t’na tregojnë.

Për ndryshe në marrëveshjen e vitit 2013, Serbia u zotua të:

-Mbyllë të gjitha strukturat e sigurisë në Kosovë.

-Integrojë anëtarët e këtyre strukturave në institucionet e sigurisë së Kosovës.

-Integrojë autoritetet gjyqësore serbe dhe t’i bëjë ato të funksionojnë sipas ligjeve të Kosovës.

-Mbyllë të gjitha gjykatat dhe zyrat gjyqësore serbe.

-Sigurojë transparencë financiare, i gjithë financimi të vijë nga buxheti i Kosovës.

Me këto zotime, Serbia pranoi që nuk do të ketë më struktura paralele, por të gjitha do të integroheshin në sistemin e Kosovës, duke respektuar ligjet e saj.

Tani, në vitin 2024, njëmbëdhjetë vite pas këtyre marrëveshjeve, Qeveria e Kosovës ka marrë masa për të ndërprerë aktivitetet ilegale dhe ka mbyllur institucionet paralele të vetëqeverisjes lokale, që ende funksiononin me mbështetje financiare dhe udhëzime nga Serbia.

Ky veprim nënvizon se nuk mund të ketë struktura paralele që funksionojnë jashtë ligjeve të Kosovës dhe që financohen nga burime të jashtme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nesër (e hënë) fillon viti i ri shkollor, ku shumë…