Aeroporti i ri i Stambollit, një mrekulli botërore

01 tetor 2018 | 11:55

Me një hapësirë prej 76 milionë metër katrorësh dhe me një investim mbi 10.25 miliardë euro, në Ditën e Republikës së Turqisë, 29 tetor 2018, do të hapet Aeroporti i ri i Stambollit që do të jetë rreth 25 minuta larg nga qendra e qytetit.

Sipas IGA-s, kompania që është përgjegjëse për operimin e aeroportit për 25 vitet e ardhshme, projekti do të përfundojë në katër faza.

Në fazën e parë do të hapet me tri pista dhe një terminal që mund të strehojë deri në 90 milionë pasagjerë në vit.

Kështu është bërë me dije në konferencën “Turkish Airlines Corporate Club”, që u mbajt në Stamboll me 17-18 shtator 2018, në partneritet me Global Business Travel Association (GBTA), të cilët morën pjesë mbi 900 pjesëmarrës nga 71 vende të rrjetit ndërkombëtar të fluturimit që operon “Turkish Airlines”.

Shefi ekzekutiv i Aeroportit të ri të Stambollit, Kadri Samsunlu, ka deklaruar se pasi të përfundojë ndërtimi i plotë, pritet të bëhet aeroporti më i madh në botë. “Me 29 tetor në Ditën e Republikës së Turqisë, Aeroporti i ri i Stambollit do të jetë në dispozicion me fazën e parë. Pasi të përfundojnë të gjitha fazat, ky aeroport do të jetë më i më i madhi në botë me një kapacitet vjetor deri në 200 milionë udhëtarë në më shumë se 300 destinacione”, ka thënë Samsunlu.

Ai ka shtuar se Aeroporti i ri i Stambollit do ta bëjë integrimin e Turqisë në ekonominë botërore. “Aeroporti i ri i Stambollit do të jetë epiqendra e integrimit të Turqisë në ekonominë botërore, duke i shtuar vlerë ekonomisë dhe në veçanti turizmit”, ka deklaruar Samsunlu.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gareth Bale do ta humbë ndeshjen e Ligës së Kampionëve…